Qyteti i Vlorës po përjeton një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve gjatë muajit Prill. Të huaj nga vende të ndryshme të botës kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet, apo një ditë ndryshe të tërhequr nga natyra dhe klima e favorshme. Një nga eksperiencat më të kërkuara mbetet eksplorimi me mjete detare drejt gadishullit te Karaburunit dhe ishullit te Sazanit.