Turizmi i kroçerave po shtohet ndjeshëm edhe në vendin tonë. Të martën, 448 turistë nga 22 vende të botës mbërritën në portin e Durrësit, përmes një linjë të re që e ka përfshirë dhe Shqipërinë në hartën turistike të perlave të Mesdheut. Turistët janë kryesisht amerikanë, kanadezë dhe anglezë, por ka dhe nga Australia, Filipinet, Kili, India dhe Malajzia. Të gjithë e prekin për herë të parë tokën shqiptare.