Ndërsa qeveria po bëhet gati për një reformë të thellë mbi taksën e pronës, që sipas gjasave do të hyjë në fuqi e plotë në 2026-ën, ndryshimet e para do t’i ndjejë kryeqyteti. Nëpërmjet një VKM-je qeveria ka vendosur çmime të reja reference në 32 zonat kadastrale të qytetit. Rivlerësimi i tyre nuk bëhej që nga vitit 2016.