Reshjet e orëve të fundit që kanë përfshirë pothuajse gjithë vendin kanë rritur nivelin e prurjeve në lumin Vjosa dhe Seman. Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla përmes një postimi në rrjetin social facebook deklaron se ndërsa lumenjtë Vjosa dhe Seman po shtojnë prurjet, duhet të përgatitemi me masat e para mbrojtëse.