Në shqipëri çdo ditë mesatarisht 6 të mitur identifikohen si autorë të një vepre penale. Referuar statistikave të policisë së shtetit në vetëm 3 muajt e parë të këtij viti në të gjithë vendin janë identifikuar 545 të mitur si autorë të së paku një vepre penale. Më alarmant është fakti se 160 prej tyre janë nën moshën 14 vjeç dhe në disa raste dhe përseritës të veprës penale.