Megjithëse Shqipëria prej vitin 2023 konsiderohet nga qeveria angleze si një vend i sigurt pa mundësi azil kërkimi prej qytetarëve shqiptarë, kjo nuk e ka ndalur trafikun e shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe. Nëse gjatë viteve 1997-1998 kur nisi edhe valla e parë e mbërritjes të Shqiptarëve drejt vendit ishull, ata paguanin për një vend në kamion jo më shumë se 2000 dollarë, sot çmimet për një vend në pjesën e pasme të një kamioni që niset nga Spanja, Franca apo Belgjika drejt Anglisë varjon nga 11.000 deri 20.000 stërlina.