Shkon në tre numri i viktimave nga aksidenti i rëndë rrugor i ndodhur mbrëmë në aksin Drashovicë–Kotë. Fillimisht, në vendngjarje, humbën jetën dy persona, Adi Alushaj 30 vjeç, që drejtonte automjetin tip Mercedes Benz”, si dhe 40 vjeçari Esat Brahimaj, i cili ndodhej në automjetin tip “Ford”, ndërsa një pasagjer u transportua me urgjencë në spitalin e Vlorës në gjendje kritike.