Punonjësit e sektorit publik përftojnë një tjetër rritje page. Vendimi u miratua sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Rritja e pagës, që hyn në fuqi nga 1 korriku, do të jetë për 135 mijë punonjës të administratës shtetërore, konkretisht punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar, punonjësit e sistemit shëndetësor, punonjësit e sistemit të sigurisë së vendit (Policia e Shtetit, Policia e Burgjeve, Garda e Republikës, Forcat e Armatosura, Mbrojtja nga zjarri dhe shpëtimi) si edhe punonjësit e nivelit zbatues dhe mbështetës të administratës shtetërore.