Me mbi 230 raste në ditë, që nga fillimi i muajit, Kosova po regjistron rritje të përhapjes së infektimeve me COVID – 19. Kjo e ka shtyrë Ministrinë e Shëndetësisë t’u rikujtojë qytetarëve disa prej rekomandimeve dhe masave që duhen respektuar për mbrojtje nga ky virus.