Avokati i ish-kryeministrit Berisha Genc Gjokutaj është vënë nën hetim pasi ka bërë thirrje për veprime të dhunshme në rrjetet e tij sociale. Mëngjesin e sotëm, Gjokutaj postoi një status në Facebook, ku reagonte në lidhje me ndryshimet e Kodit Zgjedhor të miratuara mbrëmjen e djeshme në Kuvend. Ai shprehet se diktatura nuk rrëzohet me kode zgjedhore dhe amendime ligjesh, por me revolt popullore, ndërsa u ka kërkuar qytetarëve të thyejnë sportele e të rrahin efektivët policorë, të cilët sipas tij mbrojnë hajdutët. Gjokutaj ka shkuar edhe më tej duke u kërkuar shqiptarëve të vrasin patronazhistët, të cilët sipas avokatit po u vjedhin qytetarëve të ardhmen.