Top Channel/ Rrihet brutalisht deputeti, dhunohet teksa vendoste postera elektoralë në Gjermani
04/05/2024 22:51

Një sulmi rëndë ka ndodhur mbrëmë teksa deputeti gjerman Matthias Ecke është plagosur rëndë nga disa sulmues të paidentifikuar teksa vendoste postera elektoralë në një rrugë në Dresden. 41 vjeçari është sulmuar papritur nga të panjohurit duke u qëlluar me shkelma e grushte dhe është në gjendje serioze, njoftonte partia e tij Social-Demokrate. Ai është kandidati kryesor i partisë për rajoni lindor të Saksonisë në zgjedhjet e Parlamentit Evropiane në qershor, për të cilat po bënte fushatë. Kreu rajonal i partisë Henning Homan, tha për rrjetin gjerman Bild se tre ose katër persona ishin shfaqur papritur dhe nisën të ofendonin grupin që po vendoste posterat me “sharje homofobe” dhe më pas nisën t’i sulmonin ata. Prej sulmit Ecke kishte humbur ndjenjat shtoi Homan, dhe do të duhet të qëndrojë në spital për një javë. Policia tha se i njëjti grup personazh kishin sulmuar më herët dhe punonjës të posterave të Partisë së Gjelbër. Ministrja e brendshme gjermane Nancy Faeser, tha se “nëse provohet që sulmi ndaj Ecke është i motivuar politikisht, është një sulm ndaj demokracisë”. Partitë e qeverisë dhe ato të opozitës në Gjermani janë përballur me një seri sulmesh fizike e verbale nga anëtarë të publikut kohët e fundit dhe janë detyruar të shtojnë sigurinë. Pamjet: AFP

Top News – Dronë kamikazë pa fund…Irani tregon arsenalin, mjetet ujore shkaktojnë kaos
13/03 10:59
Top News – Aeroplani amerikan rrëzohet në Irak. Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur
13/03 10:02
Top News – SHBA nuk tërhiqet. Trump: Kam nderin t’i vrasë hajdutët iranianë
13/03 09:52
Top Channel/ Armatimi i ishujve, Turqia paralajmëron Greqinë
12/03 22:51
Top Channel/ Netanyahu kërcënon liderin suprem: Mos vini bast për të
12/03 22:49
Top News – Ambasadori i Iranit në OKB kundërshton liderin e ri: S’kemi qëllim të bllokojmë Hormuzin
12/03 22:45
Top News – Masakra në koncertin pranë Moskës / 19 persona dënohen me burg për sulmin terrorist
12/03 22:15
Top Channel/ Ajatollahu i ri: Irani ta mbajë të bllokuar Ngushticën e Hormuzit
12/03 19:53
Top News- Khamenei i ri nuk tërhiqet/ Lideri suprem mban të bllokuar ngushticën e Hormuzit
12/03 19:46
Top News- ‘Nuk ka kërcënim iranian’/ Shtëpia e Bardhë thotë se SHBA-të janë të sigurta
12/03 19:32
Top News – Bombarduesit amerikanë bëhen gati / B-1 ‘ndezin motorët’ në bazën ajrore britanike
12/03 17:35
Top News – Ajatollahu i ri është në koma / Ka humbur njërën këmbë, Irani zhyt botën në kaos
12/03 17:34
Top News – 11 miliardë dollarë për 6 ditë luftë/ Administrata Trump bën llogaritë, duhen më shumë
12/03 17:16
Top News – Sulm nga një armik në lindje… / Civilët përgatiten për luftë në Arktikun norvegjez
12/03 17:15
Top News – Droni në zonën financiare të Dubait / Mbyllen bankat e huaja, u kërcënuan nga Irani
12/03 15:21
Top Channel/ “Luftoni korrupsionin, pa pengesa!” Reagon BE dhe Anglia pas votimit për Balluku
12/03 15:20
Top News – Treni i parë në gjashtë vite… / Niset nga Kina për në Korenë e Veriut me pasagjerë
12/03 15:01
Top News – ‘Dubai ka marrë fund…’ / Të huajt largohen, parajsa nën raketat e Iranit
12/03 14:54
Top News – Borë në shkretëtirë, pamje e pabesueshme / Saharaja zbardhet, temperaturat rënie drastike
12/03 14:52
Top News – Irani udhëhiqet nga ‘një fantazëm’ / Ajatollahu i ri nuk është parë askund, lufta ndizet
12/03 12:36
DIGITALB DIGITALB