Një ngjarje e rëndë është raportuar në Kazakistan ku avioni me pasagjerë është rrëzuar. Avioni është rrëzuar pranë Aktau në Kazakistan, teksa në bord dyshohet se ndodheshin 62 persona. Avioni, i operuar nga Azerbajxhani Airlines, shpërtheu në flakë pas rrëzimit. Dhjetëra persona dyshohet se kanë vdekur, teksa ka edhe të mbijetuar.