Engert Pëllumbi, gjyqtar i Apelit të Posaçëm në Tiranë, la në fuqi sekuestron preventive ndaj një vile ne Qerret, për të cilën Valbona Xoxa, nëna e AjolaXoxës, kërkoi që të hiqet nga hetimet e SPAK. Por kjo sekuestro e përkohshme do të vazhdojë të qëndrojë në fuqi, mbasi Apeli miratoi vendimin e Erjon Banit, që si gjyqtar paraprak ka shpallur në dhjetë shkurt tetë masa personale dhe ka aprovuar bllokimin e pronës së paluajtshme dhe të disa llogarive bankare.