Kolegjit Zgjedhor iu deshën më pak se 30 minuta për të rrëzuar ankimin e fundit për e zgjedhjeve e 25 prillit. Pengesa e fundit ligjore që mbante peng certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve në rang kombëtar, ishte padia e koalicionit te drejtuar nga Kujtim Gjuzi, i cili kërkonte anulimin e zgjedhjeve me argumentin se me 25 Prill do kishim rezultat krejt ndryshe nëse emigrantëve nuk do iu mohohej e drejta për të votuar, por gjykata e cilësoi si të pabazuar në prova dhe fakte këtë argument duke e rrezuar atë.