Pastrimi i pusit i ka kushtuar jetën 38-vjeçarit Besnik Veliaj nga fshati Lofkend i Mallkastërës, ndërsa bashkëfshatari i tij Bledar Bregu mundi të shpëtojë. Mendohet se zbritja në thellësi të caktuar të pusit ku ajri mungon, ka shkaktuar asfiksinë e dy bashkëfshatarë, të cilët dyshohen të kenë humbur ndjenjat e më pas kanë rënë në fund të pusit. Motra e 33-vjecarit Bledar Bregu e shokuar nga ngjarja thotë se kjo ishte një nga punët që ata e bënin për të siguruar jetesën.