Linja ajrore Air France dhe prodhuesi i avionëve Airbus do të paraqiten në gjyq të hënën në Paris. Kompanitë franceze do të përballen me akuzën e “vrasjes së pavullnetshme” mbi përplasjen e avionit të linjës që fluturonte nga Brazili në 2009-ën dhe ku 228 pjesëtarë mbi bord mbetën të vdekur. Çështja fokusohet në mangësitë mbi trajnimin e pilotëve dhe një defekt në sensorin gjurmues të shpejtësisë, i cili më pas u zëvendësua në mënyrë të menjëhershme në avionët anembanë botës. Fluturimi AF 447 nga Rio de Zhaneiro në Paris u përplas në Oqeanin Atlantik gjatë një stuhie në orët e para të 1 qershorit 2009, pasi u përball me turbulenca të forta. Ishte përplasja më vdekjeprurëse e Air France në histori.