Nënkryetarët e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, anëtari i Kryesisë në PD, Belind Këlliçi, drejtuesi politik, Luçiano Boçi, deputetët e qarkut ishin sot në takim me demokratët në Gramsh. Gjatë fjalës së tij, Gjekmarkaj tha se pas rrëzimit të kërkesës së opozitës për heqjen e mandatit të Xhaçkës, me votat e maxhorancës dje iu “bë atentat vdekjeprurës”, teksa i bëri thirrje ambasadorëve të huaj të reagojnë.