Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca deklaroi se Serbia mund ta përsërisë agresionin terrorist në Kosovë, nëse nuk ndëshkohet për sulmin e vitit të kaluar në Banjskë. Në 24 shtator 2023, grupe të armatosura serbësh sulmuan atje policinë e Kosovës duke vrarë një efektiv.