Në qarkun e Elbasanit ditët e fundit janë regjistruar disa raste të zjarreve në banesa për shkak të bombulave të gazit 5 L të papërshtatshme për ambientet e brendshme. Rasti i fundit ishte shpërthimi në një banesë në lagjen 5 maji që shkatërroi tërësisht shtëpinë duke e kthyer në të pabanueshme. Specialistët bëjnë apel për mospërdorimin e këtyre bombulave të gazit madje shkojnë më tej duke u kërkuar strukturave përkatëse që të hiqen nga qarkullimi pasi pasoja mund të jenë fatale për jetën. Edhe në qytetin e Librazhdit disa ditë më parë zjarri për shkak të bombulës së gazit shkrumboi banesën ndërsa lëndime mori edhe e zonja e shtëpisë në përpjekje për të shpëtuar fëmijët.