Për Korçën dimri me borë nuk është diçka e pazakontë por ajo që ndodh vazhdimisht është se rrugët nuk i hap askush. Të vetmet që marrin disi vëmendje janë bulevardet kryesore apo unaza e qytetit ndërsa në rrugët e tjera askush nuk ve dorë. Në trotuaret përgjatë tyre nga punonjësit e pastrimit krijohen korridore kalimi ku vështirë se mund të shkëmbehesh ndërsa për qytetarët çdo ecje shoqërohet me frikë. Më e rëndë bëhet situata bëhet në pjesën tjetër të qytetit ku nuk ka pastrim nga dëbora fare.