Nxënësit e shkollave “Thoma Papapano” dhe “Bilal Golemi” në Gjirokastër, përditë, janë të detyruar të rrezikojnë jetën për të shkuar në klasat e tyre; fëmijët duhet të kalojnë përmes aksit nacional, ku shpesh makinat qarkullojnë me shpejtësi të lartë, pa asnjë sinjalistikë apo masa për uljen e shpejtësisë; fëmijët janë në mëshirë të fatit, pasi minimalisht nuk ka asnjë efektiv policie për të disiplinuar trafikun.