Pas një udhëtimi epik 5 mujor, pilotja adoleshente Zara Rutherford zbriti me sukses në Belgjikë duke u bërë femra më e re që fluturon e vetme nëpër botë. Rutherford u ul pa probleme në qytetin e Kortrijk, 90 kilometra në perëndim të Brukselit – i njëjti aeroport nga ku nisi udhëtimin e saj gushtin e kaluar.