Stuhia e dhunshme që goditi mbrëmjen e së djelës rajonin Alta Valle di Susa në Italia u pasua nga një lumë i rrëmbyer balte e mbeturinash që mbolli kaos në Bardonecchia të Torinos. Shirat e dendur bënë që përroi i Merdovine, që kalon mes përmes rajonit, të vërshonte duke i mbushur rrugët em baltë e duke dëmtuar urat pranë tij. Foto e video të përhapura në rrjetet sociale tregojnë një cunami balte që ngrihet disa metra në lartësi. Për momentin 5 persona konsiderohen të zhdukur, një i mitur është lënduar ndërsa të paktën 120 vetë u detyrna të evakuoheshin me urgjencë.