Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur në veriperëndim të Gjeorgjisë si pasojë e rrëshqitjeve masive të dheut gjatë së premtes. Zyrtarët në Shovi, një qytet i vogël malor thonë se kanë mundur të evakuojnë më shumë se dyqind njerëz nga zona.