Reshjet intensive të shiut gjatë natës së kaluar kanë rikthyer rrëshqitjet e dherave në kodrën e Currilave në Durrës. Shërbimet e ndërmarrjes po punojnë për zhbllokimin e këtij aksi rrugor dhe kthimin në normalitet të lëvizjes përgjatë tij. Dherat kanë mbuluar një pjesë të rrugës, duke shkaktuar edhe trafik për automjetet që ndërmarrin atë aks.