Për dyshimet se rrëmbyen bashkëmoshatarin Renis Dobra, e mbytën me litar dhe më pas e hodhën në liqenin e Shkopetit, dy vëllezërit Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj u përballën me gjykatën e posacme dhe dy prokurorë të SPAK. Pak ditë nga shpallja e moskompetencës , gjykata la në fuqi arrestin në burg për dy të rinjtë, që bazuar në hetimet e autoriteteve lokale dyshohen se e kryen vrasjen macabre në përpjekje që të ngjante si një aksident, për shkak të pazareve të drogës.