Të gjitha bashkitë e vendit pas një kërkese të kryeministrit Edi Rama vitin e shkuar u përfshinë, në një aksion mbarëkombëtarë për lirimin e hapësirave publike. Vetë kryeministri atë kohë njoftoi edhe për pasjen e një rregulloreje për subjektet private të cilët nga njëra anë duhet të vijojnë shërbimet por ama prioritet merr lëvizshmëria e qytetarëve në trotuare. Kjo rregullore është miratuar në mbledhjen e qeverisë të kësaj të mërkure. Ervin Demo ministër shteti për pushtetin vendor dha disa detaje çfarë synon kjo rregullore.