Pas një periudhe të vështirë pandemike, ende prezente, sektori i turizmit në Europë po merr frymë i lehtësuar Bashkimi Europian ka prezantuar një sistem "semafor” të situatës epidemiologjike në shtetet anëtare. Tri ngjyrat: e kuqe, portokalli dhe jeshile, tregojnë situatën e infektimeve sipas shkallës së rrezikshmërisë: e rrezikshme, mesatare dhe e ulët., shkruan DW. Vendet ngjyrë gri tregojnë zonat me mungesë domethënëse të të dhënave.