Biznesmeni kontrovers Rezart Taçi është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas firmosjes së urdhërarrestit nga SPAK nën akuzën e pastrimit të parave. Në puntatën e kësaj të mërkure, Top Story do të zbardhë të plotë dosjen e autoriteteve italiane ku del implikimi i shqiptarëve në transferimin e 18 milionë eurove, para’ që dyshohet se i përkasin kupolës së Cosa Nostrës. Referuar investigimeve të prokurorisë së antimafias në Palermo, Taçi dyshohet si pika kyçe e kontaktit në Tiranë për menaxherin e parave të Cosa Nostras, Francesco Zummo.