Naftëtarët e Ballshit kanë dal këtë të premte në protestë pasi thonë se kanë informacione se rafineria do të çmontohet. Kreu i sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj tha se ardhja e një kontejneri që mendohet se do të bënte edhe demontimin e uzinës, ka vënë në lëvizje naftëtarët. Të njëjtët gjë thanë edhe naftëtarët, të cilët u shprehën se nuk do të lejojnë që kjo pasuri të demontohet.