Italia dhe Greqia japin alarmin për Libinë. Është ky titulli i një prej artikujve të fundit të portalit ‘’Politico’’ i cili thekson se Athina dhe Roma po përpiqen tu japin një mesazh aleatëve të tyre në BE dhe NATO, për flukset e rritura të emigrantëve nga Libia drejt BE.Dy vendet mesdhetare kanë identifikuar përfshirjen turke dhe ruse në një kërcënim të rritur të sigurisë që vjen nga ky vend i paqëndrueshëm I Afrikës Veriore ,ku Moska po e ushtron këtë ndikim përmes furnizimit me armë dhe një baze të mundshme të re detare në portin verilindor të Tobrukut.