Nga Shqipëria, ndihmës sekretari amerikan i Byrosë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit u ndal në Kosovë në kuadër të turit të tij ballkanik. Të enjten Todd Robinson takoi Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin me të cilën diskutuan për sundimin e ligjit.