Eurodeputetja malteze Roberta Metsola është presidentja e re e Parlamentit Evropian. Metsola u zgjodh në votimin e parë me 458 vota pro. Që nga e hëna, zgjedhja e Metsolës në krye të PE-së u konsiderua e mundshme, duke qenë se kandidatura e saj mori mbështetjen e tre grupeve politike që janë pjesë e mazhorancës në Parlamentin Evropian.