Ashtu sic kishte paralajmëruar, Arben Taravari dha zyrtarisht dorëheqjen nga posti i ministrit të Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, dhe ia ka dorëzuar atë te kryeministri Hristijan Mickoski. ”Përgjegjësinë që e mora me këtë detyrë, e kam ushtruar me përkushtim maksimal, transparencë dhe ndjenjë përgjegjësie ndaj qytetarëve dhe shtetit.