Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova i dorëzon sot mandatin e krijimit të qeverisë kryetarit të partisë saj VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Sipas Kushtetutës, mandati për formimin e Qeverisë i jepet partisë, e cila në zgjedhje ka fituar numrin më të madh të deputetëve dhe që arrin të sigurojë mbi 60 vota për votimin e saj në Kuvend.