Policët kanë blinduar Bashkinë e Tiranës, pasi Rithemelimi do të zhvillojë protestë. Vendi është rrethuar nga gardhët metalike, ndërsa në detyrë janë 500 policë. Në pamjet e siguruara nga Top Channel shihet se si ende policët po punojnë për sigurimin e zonës. Uniformat blu gjithashtu kanë krijuar një kordon, ndërkohë pjesa tjetër është grumbulluar në disa pozicione.