Shumica e anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike mendojnë se mënyra më e mirë për të marrë pjesë në zgjedhjet e 14 majit është koalicioni. Burime për Top Channel bëjnë me dije se në mbledhjen që u mbajt këtë të shtunë, një pakicë e anëtarëve të Kryesisë shohin si mundësi pjesëmarrjen në zgjedhje si kandidatë të pavarur.