Ndryshimet Kushtetutese të 2020 që Edi Rama bëri më deputetët që zunë karriget e demokratëve që dogjën mandatet i dhanë fund koalicioneve shumë listore të tipit lokomotive me shumë vagonë. 4 vite më pas Rithemelimi kërkon që të preket sërish ligji themeltar i shtetit për rikthim të formulës së koalicioneve me liste të përbërë.