Prej vjeshtës së shkuar, Sali Berisha dhe Gazment Bardhi kanë bashkuar jo vetëm numrat, por edhe forcat kundër shumicës socialiste, e cila vijon ti injorojë kërkesat e grupit kuvendor demokrat. Mosbindja civile do shfaqet edhe kete te enjte ne parlament, por 24 orë para zbatimit te skenarit bllokues ne seance plenare, mes demokratëve pati zëra ndryshe. I pari ishte Agron Gjekmarkaj i cili kërkoi ne mbledhjen e grupit ndryshim kursi, radikalizim ose kthim në normalitet.