Rithemelimi ka denoncuar provimin e pranimit për gjyqtar të zhvilluar në Shkollën e Magjistraturës. Sekretari për çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso në një deklaratë për mediat tha se drejtori aktual manipuloi listat dhe kualifikoi studentët që janë prurje politike e PS. Kaso: Nuk mund të ketë tregues më të mirë të kalbësisë së sistemit të drejtësisë, kur shikon se ç’ndodh me pranimet e reja në Shkollën e Magjistraturës.