Mikel Feka pavarësisht se është 80 vjeç, investon ende deri dhe nga pensioni i tij, për të riparuar biçikletat e klubit Apolonia Fier. “Dua të ndihmoj sadopak djemtë çiklistë të Fierit. Dhe jo vetëm ata”, na thotë 80-vjeçari Mikel Feka. “E hapa këtë njësi shërbimi sepse nuk rri dot pa biçikletën, me të cilën jam rritur”- shton ai.