Qeveria shqiptare e ka bërë konkrete nismën që shpjegoi një ditë më parë Kryeinspektori i Përgjithshëm Shkëlqim Hajdari dhe ka ndërmarrë një hap tjetër për reformimin e sistemit të inspektimeve, në përputhje me standardet e Bashkimit Europian. Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave, u miratua vendimi për ristrukturimin e 14 institucioneve që ushtrojnë funksione inspektuese. Institucionet që preken nga riorganizimi janë: 1.Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore 2.Agjencia Kombëtare e Mjedisit 3.Agjencia Kombëtare e Pyjeve 4.Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura