Të gjitha kutitë e Diasporës për qarkun Durrës do t’i nënshtrohen filtrit të rinumërimit me kërkesë të Partisë Demokratike. Një muaj nga zgjedhjet e 11 majit, dy anëtarët e KAS, Ledio Braho dhe Elvis Ccefa, i dhanë dritën jeshile edhe hapjes së 60% të kutive të votimit brenda vendit, përfshirë edhe kutitë e kërkuara nga kandidati Aulon Kalaja.