transportuesja gjigande e konteinerëve Ever Forëard ka rinisur të lundrojë pasi ishte bllokuar prej një muaji në brigjet lindore të SHBA. Autoritetet thanë se anija ishte bllokuar në baltë ne thellësi 6 metra. Mediat amerikane thanë se anija ishte çliruar nga pesha e rreth 5,000 konteinerëve që mbante në bord. Anija 335 metra e gjatë është e aftë të mbajë deri në 12,000 konteinerë, që i shpërndan në portet e gjirit amerikan të Baltimore e Virginia. Aksidenti i Ever Forëard kujton bllokimin e ngjashëm të transportueses me emrin e ngjashëm Ever Given, që u bllokua për gati një javë në kanalin e Suezit.