Në kohën kur sytë e botës janë spostuar në Lindjen e Mesme, Rusia riktheu gjatë natës sulmet shkatërrimtare në Ukrainë. Raketat e saj kanë shënjestruar zona rezidenciale në Zaporizhja, duke vrarë e plagosur një numër njerëzish, pohuan autoritetet lokale ndërsa presidenti Volodymyr Zelensky, tha se “terrori rus duhet të marrë fund”.