Rindërtimi i shkollës së Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi” në Tiranë, ka përfunduar dhe është gati që të mirëpresë 750 nxënës në mjediset e reja. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i pranishëm në ceremoninë e përurimit, e cilësoi shkollën si xhevahirin e ri që i shtohet buqetës së 40 shkollave të reja në kryeqytet.