Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi shtëpitë e rindërtuara në lagjen e re në Zall Herr. “Është kantieri më i bukur i lagjeve të reja, një biletë e re për t’ia filluar jetës nga e para. Ka asfalt, kanale kulluese, sistem grumbullimi të plehrave, me ndriçim LED, me një park të dera e shtëpisë, me një qendër komunitare për të bërë detyrat. Duket tamam si zonat rezidenciale që i sheh kudo, në Angli, Amerikë, Australi, pa gardhime, që do bëjë xhelozë edhe pasanikët e Lundrës e Farkës”, u shpreh Veliaj.