Në bashkinë Kamëz janë rehabilituar 25 pallate si dhe janë ndërtuar rrugët lidhëse në këtë bllok që u vizituan nga kryeministri Edi Rama. “Ka dalë shumë bukur se ishte tmerr këtu”, tha Rama “Këtu gjithçka pas orës 7 mbyllej. Tani pas investimi ke familjarë që dalin deri në 11 të darkës, fëmijët duke luajtur. Ka marrë jetë biznesi dhe gjithë zona. Ndërkohë me shkollat dhe kopshtet jemi duke vazhduar e po shkojmë 29. Kemi dhe 5 në proces dhe përfundon 100% infrastruktura arsimore”, tha Rakip Suli.