Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit miratoi ndarjet buxhetore në vlerë prej 30 milionë euro për zbatimin e disa masave të pakos për ringjallje ekonomike. 17 milionë euro u ndanë për mbështetjen e pensionistëve dhe familjeve në asistencë sociale, 5 milionë për policën kufitare për mërgimtarët, si dhe tre milionë për garancinë e Fondit për Garanci Kreditore, si mbështetje ndaj bizneseve.