Boris Johnson ka mbështetur publikisht Donald Trump përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në SHBA, me deklaratën e fortë se rikthimi i republikanit kontrovers në krye të Shtëpisë së Bardhë, është pikërisht ajo cfarë i duhet botës sot. Në rubrikën e tij të përjavshme të Daily Mail, ish-kryeministri britanik argumentoi se nëse Trump mbështet Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë, atëherë lidershipi i tij i rinovuar “mund të jetë një fitore e madhe për globin”.